Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se presin që vendi të ketë një sezon rekord turistik këtë vit.
“Rezultate të shkëlqyera në turizëm - u arrit një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Me 177,000 fjetje kemi 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij të gjithë parametrat tregojnë se po shkojmë drejt një sezoni rekord turistik. “Jemi krenarë për rezultatet që Qeveria e Malit të Zi po arrin në çdo sektor, me theks të veçantë në punën dinamike për realizimin e fushatës ‘Mali i Zi 365’, turizëm çdo ditë të vitit!. Nëse mëngjesi tregon ditën - Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha ai.