Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bebe Rexha është një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm të muzikës në arenën ndërkombëtare.
Ajo ka arritur suksese të shumta falë këngëve të saj që janë shndërruar në hite botërore, gjersa është edhe fituese e disa çmimeve të rëndësishme.
Artistja shqiptare me origjinë nga Dibra e Maqedonisë është gjithashtu tri herë e nominuar për çmimin më të madh e më të lakmuar të muzikës në botë, “Grammy Awards”.
Në karrierën e saj tashmë të gjatë në muzikë, Bleta (emri i vërtetë i artistes) ka arritur që të shënojë edhe disa rekorde.
Së fundmi ajo është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.
Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” (bashkëpunim me Florida Georgina Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim em David Guettan).
E lumtur për këtë arritje në karrierën e saj, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të këtyre rekordeve.
“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë”, ka shkruar e entuziazmuar Bebe Rexha.
Kujtojmë që këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar se më datë 28 prill do të publikojë albumin e saj të radhës të titulluar “Bebe”.