Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Tanimë edhe zyrtarisht, këngëtari kanadez The Weeknd është artisti më i njohur në botë bazuar në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness”.
The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka sjellë dy rekorde të reja, pasi ka arritur plot 111.4 milionë dëgjues në muaj në platformën Spotify, dhe jo vetëm.
E mbani mend hitin e tij “Blinding Lights” të vitit 2020? Do të duhej! Sepse, kjo këngë është më e dëgjuara ndonjëherë në Spotify, e që numëron mbi 3 miliardë dëgjime, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, “Blinding Lights” është kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” me një total prej 90 javësh qëndrimi në top-listë.
Sfiduesi më i afërt mashkull i The Weeknd është artisti britanik Ed Sheeran me 77.5 milionë dëgjues mujorë në Spotify.