Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ZRrE-ja sot pritet të merr vendim për shtrenjtimin e rrymës rreth 15 për qind

Vendi  |  23.03.2023 Ora 8:11   

Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE) sot (të enjten) pritet të merr vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.

Zyrtarë të ZRrE-së kanë bërë të ditur për Kosovapress se në bazë të raporteve të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15 për qind, tarifa të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

 

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Nga ZRrE janë përgjigjur se Bordi i këtij institucioni, sot në seancën e dytë me radhë për këtë vit do te shqyrtoj propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale  për KOSTT, KEDS dhe KESCO.

Sipas ZRrE-së, pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO aplikojnë për tarifa.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing