Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Deri 4 muaj pritje për pajisje me patentë shofer

Vendi  |  23.03.2023 Ora 8:09   

Kryetari i Federatës së Autoshkollave në Kosovë, Xhemshit Cakolli, ka thënë se kandidatët po duhet të presin tre deri në katër muaj për t’u pajisur me patentë shoferë për shkak të mungesës së materialit, e cila është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Cakolli ka thënë se nuk mund të lëshojnë ndonjë vërtetim që kandidatët të kenë të drejtë të vozisin derisa ta marrin dokumentin e patentë shoferit. Kjo, sipas tij, po shqetëson kandidatët.

“Te ne kjo mungesë e patentë shoferëve nuk ka ndikuar, pasi ne e aftësojmë kandidatin në pjesën teorike dhe praktike. Te ne nuk është ndier, por e kanë ndier kandidatët, që e kanë përfunduar edhe pjesën teorike e praktike. Ka pritur të dalë në rrugë me automjet, por po pret tre deri në katër muaj për t’u pajisur me patentë shoferë. Derisa nuk pajiset nga Ministria e Brendshme, kandidati nuk mund ta drejtojë automjetin sepse nuk kemi të drejtë të japim ndonjë vërtetim. Ministria e Brendshme është kompetente. Ajo është çështje e tyre dhe është për habi që nuk ka letër për të lëshuar një patentë shoferë. Kjo po i shqetëson me të drejtë kandidatët”.

Edhe më të habitshëm, Cakolli e ka konsideruar faktin se për dy ditë nuk ka pasur as fletëparaqitje për provim.

“Një kohë, dy ditë, kemi pas mungesë edhe për fletëparaqitje të provimeve. Hala më e habitshme dhe më e çuditshme ishte kjo”, ka thënë ai.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing