Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

104-vjeçarja po e shet shtëpinë ku jetoi një shekull

Të Tjera  |  22.03.2023 Ora 8:46   

Një grua e shënoi ditëlindjen e saj të 104-të të martën, derisa mori vendim ta nxjerrë shtëpinë në shitje, ku jetoi tash e një shekull, raportoi BBC-ja të martën.

Në 102 vjet sa Nancy Joan Gifford ka jetuar në shtëpinë me tarraca dhe me tre dhoma gjumi në Somerset të Anglisë, ishte dëshmitare e Luftës së Dytë Botërore, e shpikjes së televizorit dhe e zbritjes së njeriut të parë në hënë. Djali i saj Johni, tash 79-vjeçar, deklaroi se shtëpia e madhe ishte ndërtuar në vitin 1882 dhe prej atëherë vazhdon të jetë fantastike për jetesë.

Image

“Në atë kohë, shumica e familjeve të moshës sonë i njihnin të gjithë dhe ne të gjithë kishim një shtëpi të hapur dhe ishte mirë ta lije derën tënde me shul. Ne të gjithë ishim të varfër, por ishim të lumtur”, deklaroi ai.

Image

Kur zonja Gifford u transferua në këtë shtëpi si dyvjeçare, kuzhina, tualeti dhe zona e larjes ishin hapësira të hapura për të gjithë. Gifford u rrit në zonën “Street” dhe shkoi në Shkollën e Manastirit në Glastonbury, ku takoi bashkëshortin e saj, Bertin, në mesin e viteve të 30-ta.

Çifti u martua në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, në 1939-n, dhe pati dy fëmijë, Maryn dhe Johnin, që ky i fundit ende jeton me bashkëshorten e tij, Suen.

Giffordi punoi për vite të tëra si qepëse e këpucëve.

Image

Shëndeti i lig e ka detyruar 104-vjeçaren të shesë shtëpinë dhe të vendoset në shtëpinë e të moshuarve në Glastonbury, njoftoi agjenti i patundshmërive që po merret me shitjen e pronës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing