Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Plazhi i famshëm Navagio në gjirin me të njëjtin emër në Zakinthos të Greqisë do të qëndrojë i mbyllur për turistët këtë verë për shkak të frikës së rrëshqitjeve të dheut, njoftuan autoritetet greke.
Plazhi dikur u shpall më i miri në botë, dhe dallohet për shkëmbinjtë e bardhë dhe nuancat në deti Jon.
Vendimi për ndalimin e hyrjes në plazhin Navagio u rekomandua nga një ekip ekspertësh nga Organizata për Planifikimin dhe Mbrojtjen Antisizmike (OASP), pas vizitës në plazh më 8 mars, si pjesë e një kontrolli të rregullt sigurie.
Ekipi i OASP ka thënë se ekziston një rrezik i konsiderueshëm i rrëshqitjeve të dheut për shkak të erozionit të shkëmbinjve përreth.
“Siguria e banorëve dhe e vizitorëve është mbi të gjitha dhe vendimi është marrë duke marrë parasysh të dhënat e reja shkencore të OASP-së dhe presidentit të saj, profesor Efthymios Lekkas, nisur nga numri i madh i vizitorëve në zonë gjatë sezonit turistik”, ka thënë ministri i Turizmit, Vasilis Kikilias.
Plazhi i Navagios është i mbyllur për vendasit dhe vizitorët që nga shtatori i kaluar, pasi një tërmet me magnitudë 5.4 ballë bëri që shkëmbinj të mëdhenj nga shkëmbinjtë përreth të bien gati në tokë.
Navagio është një nga plazhet më të njohur të Greqisë. Njëkohësisht është një nga më të vizituarit