Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ministria e Financave ekzekutoi mbështetjen për punëdhënësit privat

Vendi  |  17.03.2023 Ora 10:17   

Hekuran Murati, ministër i Financave, ka njoftuar për ekzekutimin të  mbështetjes për punëdhënësit privat që kanë rritur pagat e 17 mijë punëtorëve.

 

Murati deklaroi se me kompletimin e kësaj mase, është shënuar edhe kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacion.
 

“Inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej, mirëpo asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe e kaq gjithëpërfshirëse si Pakoja për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë”, ka deklaruar Murati,në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
 

Ai ka bërë të ditur se nga Pakoja për Përballje me Inflacionin kanë përfituar mbi 284 mijë pensionistë.
 

Përveç kësaj, gjithashtu kanë përfituar mbi 24 mijë familje në asistencë sociale,e mbi 75 mijë zyrtarë publikë.
 

“Janë afro 209 mijë qytetarë që kanë përfituar mbështetje për kursimin e energjisë,  mbi 66 mijë studentë e afro 13 mijë punëtorë të ndërmarrjeve publike”, deklaroi ai./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing