Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi kosovar i shumë përfolur, “Adnan Kafazi”, pas suksesit në kinematë vendore dhe të rajonit, udhëton në Zvicër.
Filmi do ta fillojë shfaqjen në kinematë më prestigjioze në Zvicër si, “Pathe Cinemas”, “Arena Cinemas” dhe “Cinewil”.
Me datë 16 mars ishte premiera zyrtare morën pjesë aktorët kryesor të filmit: Armond Morina, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Edona Reshitaj, Ylber Bardhi, Arta Mucaj, Lulzim Bucolli, Fatmir Spahiu dhe Xhejlane Terbunja.
Pas Zvicrës filmi do ta vazhdojë rrugëtimin edhe në Gjermani dhe Austri.
Nën regji të Genc Berishës, “Adnan Kafazi” kompleton trilogjinë, që nisi me “Zonjusha” dhe “Diamanti”. Dhuna e vrasja në film “zbuten” me komedi. Ai i sjellë në ekran të madh personazhet e dashura për publikun, Vuça, Bulli, Zagi dhe Lina, tek kalojnë kohën më të mirë të jetës së tyre pasi edhe gjendjen financiare e kanë të tillë. Por gjithçka ndryshon kur del në pah personazhi i ri negative, Adnan Kafazi. Banda vendos të kthehet në Kosovë. Kur merret vesh se Adnani është shumë më i fortë, metoda e vjetër për të luftuar gangsterët nuk do të funksionojë dhe në këtë mënyrë rrezikojnë jetën e tyre.