Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Leonardo DiCaprio ka përshëndetur vendimin e Qeverisë shqiptare për shpalljen e Lumit Vjosa, Park Kombëtar.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, aktori i njohur hollivudian ka thënë se një vendim I tillë është historik duke i vënë theks bashkëpunimit mes Qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe bizneseve.
Ai tha se tash Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë.
“Historike dita e sotme! Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërive civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Tani është një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, ka shkruar aktori.
Ndryshe, DiCaprio ishte një nga aktivistët më të njohur për mbrojtjen e lumit Vjosë.