Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritet numri i udhëtarëve me aeroplan

Të Tjera  |  16.03.2023 Ora 8:32   

Është rritur dukshëm numri i udhëtarëve me aeroplan, derisa transporti i mallrave me tren ka qenë zero tonelata.

Kështu njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit, janar 2023“, duke shtuar se numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rritur mbi 50 për qind.

“Numri i fluturimeve të realizuara ishte 808 ose 4.53 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 235,567 ose 21.36 për qind më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 6,505 ose 55.7 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kurse sasia e mallrave të transportuara me tren në neto tonelata ishte zero”, njofton ASK-ja.

Sipas ASK-së, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68,194 ose 9.32 për qind më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në telefoninë mobile, në muajin janar 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 milion e 518 mijë e 712 ose 3.64 për qind më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 272 mijë e 733 ose 2.22 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, përfundon raporti.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing