Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një grup i përzier i djemve dhe vajzave do të marrin përsipër detyrat e korit “Escolania” në manastirin e Montserratit, së paku një herë në muaj.
Gratë dhe vajzat do të pranohen në korin e manastirit “Montserrat” pranë Barcelonës, shtëpia e korit të famshëm të djemve, për herë të parë në historinë e tij 700-vjeçare.
Kori i ri, i përbërë prej rreth 25 djemve dhe grave, do të jetë i ndarë nga Escolania, i cili përbëhet nga 45 djem të moshës 9 deri në 14 vjeç.
Prifti Efrem de Montella i manastirit tha se kori i përzier do të merrte përsipër detyrat liturgjike të Escolanias një fundjavë në muaj për t’u dhënë pushim djemve.
“Shpesh na pyesin pse nuk ka asnjë vajzë në Escolania”, tha De Montella. “Është një pyetje komplekse dhe e vështirë. Ne ndjekim një traditë që do të donim ta vazhdonim, por gjithashtu e kuptojmë se duhet t’i përgjigjemi kërkesës”.
Manastiri është një vend pelegrinazhi ku njerëzit shkojnë për të puthur “Madonën e Zezë”, një shëmbëlltyrë e shekullit XII të Virgjëreshës së Montserratit.
“La Moreneta”, siç njihet, është një shenjtore mbrojtëse e Katalonisë, së bashku me Saint George.