Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Studentët e Juridikut zunë vendin e pestë në Gjenevë

Vendi  |  16.03.2023 Ora 8:13   

Dje, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u bë pritja e studentëve të Fakultetit Juridik, të cilët janë ranguar në pesë ekipet më të mira në garën ndërkombëtare “Philip C. Jessup”, mbajtur në Gjenevë të Zvicrës gjatë këtij muaji.

Me këtë rast, rektori i Universitet të Prishtinës, Qerim Qerimi u tha studentëve se rezultati i arritur është rezultat i jashtëzakonshëm.

Ai tha se studentët e Kosovës janë konkurrues me këdo në Evropë dhe më gjerë.

“Ky është rezultat i jashtëzakonshëm dhe unë do të kisha dashur që të krahasohemi edhe në drejtime të tjera me universitetet partnere në Evropë dhe me gjerë në mënyrën se si ju jeni krahasuar dhe ky është indikacion i asaj që ne jemi konkurrues me këdo në Evropë dhe më gjerë“, tha ai.

Ndërsa, dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka u shpreh se rangimi i studentëve të UP-së në vendin e pestë në garën në nivel evropian është arritje.

Ndërkaq, profesori Bekim Sejdiu tha ndihen të nderuar që studentët e kanë përfaqësuar Universitetin e Prishtinës me dinjitet.

Ai shpreson që studentët të përfaqësojnë UP-në me dinjitet edhe në Washington.

E trajnerja e ekipit, që u rëndit në pesë ekipet më të mira në garën në Gjenevë, Diellza Mujaj theksoi se mbështetja e profesorëve është një motiv për të ardhmen, derisa shtoi se për të ka qenë një eksperiencë e paharrueshme.

Gara ndërkombëtare “Philip C. Jessup” është mbajtur gjatë datave 7 dhe 11 mars.

Në këtë garë, ekipi përfaqësues i Fakultetit Juridik-UP është përbërë nga studentët: Art Sylaj, Daorsa Berisha, Ernesa Shala, Lea Meraku dhe Diellza Mujaj – trajnere e ekipit.

Ekipi përfaqësues i Fakultetit Juridik për garën “Philip C. Jessup” do të marrë pjesë edhe në rundet finale që mbahen në Washington (ShBA) nga 8-15 Prill 2023

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing