Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Anulohet konkursi për inspektorë, MASHTI paralajmëron masa ndëshkuese

Vendi  |  16.03.2023 Ora 8:08   
Ministria e Arsimit nuk ka arritur t’i rekrutojë 20 inspektorë, meqë pas dyshimeve për kurdisje të procesit është anuluar konkursi i shpallur për ta nga Ministria e Punëve të Brendshme. Me konkurs u përzgjodhën në listën e ngushtë 39 nga 240 kandidatët, edhe pse sistemi online për t’i ngarkuar dokumentet nuk funksionoi. Në Ministri të Arsimit kanë thënë se personat e përfshirë në proces do të mbahen përgjegjës.
 
Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar konkursin për rekrutimin e 20 inspektorëve të rinj të arsimit, pas dyshimeve të ngritura nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për korruptim të procesit.
 
Në MPB nuk i treguan arsyet e anulimit të konkursit.
 
Por, disa kandidatë që folën në kushte anonimiteti thanë se kishte parregullsi në proces meqë gjatë aplikimit sistemi online nuk ua lejoi ngarkimin e disa dokumenteve.
 
“Në njoftimin të cilin e kemi marrë prej MPB-së kishte pasaktësi në përcaktimin e dokumenteve që mungonin, pastaj në aplikacionin online ishte e pamundur të ngarkoheshin disa prej dokumenteve ngaqë nuk kishte rubrikë të veçantë për disa nga dokumentet e kërkuara sipas konkursit. Për shembull, certifikata e hetimeve është dokumenti i cili kërkohej në konkurs, por nuk kishe vend se ku mund të ngarkohej në aplikacion”, ka thënë një nga kandidatët.
 
Edhe pas ankesave, sistemi online kishte probleme. Megjithëkëtë, 39 nga 240 kandidatët u përzgjodhën në listën e ngushtë, në muajin janar.
 
Në Ministrinë e Arsimit e pranuan se u përcoll me shkelje konkursi që u administrua nga Ministria e Punëve të Brendshme, por që komisioni përzgjedhës përbëhej nga zyrtarë të saj. Në një përgjigje për KOHËN thanë se të gjithë personat e përfshirë në proces do të mbahen përgjegjës.
 
Momentalisht Inspektorati i arsimit funksionon me gjithsej 30 inspektorë. Bazuar në ligj. Ata janë të obliguar të kryejnë inspektime për cilësinë e punës, të bëjnë hospitime tematike, emergjente, e riinspektime në të gjitha shkollat e Kosovës.
 
Por, në shkolla thonë se Inspektorati nuk i realizon këto përgjegjësi.
 
Para një viti e gjysmë Nazif Jashari mori pozitën e drejtorit në shkollën “Asim Vokshi” në kryeqytet, e prej atëherë nuk pa kurrë inspektorë brenda hapësirës shkollore. Ai konsideron se inspektimet janë shumë të nevojshme.
 
“Unë e vlerësoj shumë rolin e inspektorëve, sepse inspektorët janë ata që vijnë e shohin gjendjen reale dhe ato të mirat që i kemi bashkërisht me ta t'i avancojmë, ndërsa dobësitë apo mangësitë që i kemi bashkërisht me ta t'i evitojmë dhe të ecim përpara në proces”, ka thënë Jashari.
 
Ministria e Arsimit ka premtuar se këtë vit do t’i punësojë 40 inspektorë të rinj. Por, nuk ka treguar se kur planifikohet rinisja e rekrutimit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing