Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bordi i Drejtorëve të kompanisë “Pastrimi”, në mbledhjen e mbajtur të merkurën ka marrë vendim për rritje të pagave të punëtorëve.
Në vendim janë përcaktuar edhe vlerat e rritjes për kategoritë e ndryshme të punëtorëve.
“70 euro për pozitat në të cilat paga bazë ka vlerën 330 euro, respektivisht për pozitat: punëtorë fizikë. 70 euro për pozitat në të cilat paga bazë ka vlerën 338.49 euro, respektivisht për pozitës vozitës i kategorisë B. 70 euro për pozitat në të cilat paga bazë ka vlerën 345.61 euro, respektivisht për pozitat” inkasantë të amvisrive, automekanik, axhustrator, vozitës i kategorisë C, vozitës i ngarkuesit, autoelektricist, gomister, shtëpiak, autolarës, manipulues i skipit. 70 euro për positata në të cilat paga bazë ka vlerën 355.24 euro, respektivisht pozitën: dhënës i karburanteve. 70 euro për pozitat në të cilat paga bazë ka vlerën 389.48 euro, respektivisht për pozitat: kryepunëtor në mekanik, kryepunëtor në higjienë, kryepunëtor në bartje, kryepunëtor. 59 euro për pozitat në të cilat paga bazë ka vlerën prej 411.85 euro, respektivisht për pozitat: vozitës i autoveturës, vozitës i KE-së, kryepunëtor i axhustratorëve dhe mekanik, kryepunëtor, kryepunëtor në bartje”, thuhet në vendim.
Në vendim thuhet se ai do të zbatohet nga muaji prill.