Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Suedi–Norma e inflacionit rritet papritur në 12%

Të Tjera  |  15.03.2023 Ora 10:23   

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Suedi u rrit papritur në shkurt, i nxitur kryesisht nga kostot më të larta të ushqimit, treguan sot të dhënat nga Statistikat e Suedisë.

 

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 12% nga viti në vit në shkurt, më shpejt se rritja prej 11,7% në janar.

Ekonomistët kishin parashikuar që inflacioni të mbetet i qëndrueshëm në 11,7%.

Inflacioni prej 12,3% në dhjetor ishte më i larti që nga shkurti 1991, kur çmimet ishin rritur me 13,1%.

Banka Qendrore pret që inflacioni të rritet në 8,6% në vitin 2023, përpara se të ulet ndjeshëm në 3,6% vitin e ardhshëm.

Të dhënat treguan se indeksi i çmimeve të konsumit me normë fikse interesi u rrit me një ritëm pak më të shpejtë prej 9,4% në vit në muajin shkurt, pas rritjes prej 9,3% në janar.

Rritja e pritshme ishte 9,2%.

Tendenca rritëse e inflacionit i është atribuar në masë të madhe rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, veçanërisht të perimeve.

Vetëm çmimet e ushqimeve u rritën me 22,1% krahasuar me vitin e kaluar.

Shpenzimet e banesave ishin 18,4% më të shtrenjta në muajin shkurt dhe ato për orendi dhe sende shtëpiake u rritën me 13,2%.

Në mënyrë të ngjashme, Indeksi i Çmimeve të Konsumit me normë interesi fikse (CPIF) u rrit me 0,9% kundrejt një parashikimi prej 0,7%./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing