Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fituesja e ‘Eurovision 2012’, Loreen do të përfaqësojë edhe sivjet Suedinë në festivalin evropian

Muzikë  |  15.03.2023 Ora 8:22   

Ish-fituesja e Eurovisionit, Loreen, kënga e së cilës “Euphoria” fitoi konkursin e këngës në vitin 2012, do të përfaqësojë sërish Suedinë këtë vit në eventin që do të mbahet në Liverpool.

Për të përfaqësuar vendin e saj, fillimisht asaj iu desh të fitonte Melodifestivalen (i njohur edhe si Melfest), një nga shfaqjet më të mëdha televizive të Suedisë, të cilën ajo e bëri mbrëmjen e së shtunës.

Ajo tha për podkastin e BBC Eurovisioncast se i duhej bindje për të marrë pjesë sërish, pasi fillimisht nuk pranoi.

“Ata bënë pyetjen, përgjigja ishte ‘nuk do të ndodhë’”, tha ajo.

“Më u deshën katër javë [për të vendosur]. Ishte më shumë si, ‘çfarë mund të them në këtë? A kam diçka për të dhënë përsëri?’”, tha këngëtarja suedeze.

“Unë mendoj se jam pak më e qetë tani, kështu që do të argëtohem më shumë me të”, theksoi ajo.

Suedia dhe Portugalia zgjodhën aktet e tyre të shtunën, duke kompletuar formacionin e këtij viti të 37 shteteve pjesëmarrësve.

Shqipëria përndryshe këtë vit përfaqësohet në ‘Eurovision 2023’ nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën e tyre “Duje”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing