Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prezantohet plani i detajuar për spitalin e Prishtinës, ndahet parcela dhe buxheti

Vendi  |  15.03.2023 Ora 8:12   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të martën është bërë prezantimi i planit të detajuar për spitalin e kryeqytetit.

Ai ka bërë të ditur se ndërtimi i tij pritet të fillojë këtë vit dhe se tashmë është ndarë parcela në Prishtinën e Re si dhe buxheti prej 1.3 milionë eurove.

“Spitali i Prishtinës po vjen! Sot u bë prezantimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë këtë vit! Për Spitalin janë ndarë parcela në Prishtinën e Re dhe buxhet prej 1.3 milionë euro”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai tutje ka bërë të ditur se spitali do t’i ketë 200 shtretër, me këto departamente kryesore: kirurgjia, internistika, gjinekologjia dhe pediatria.

“Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës”, ka përfunduar i pari i Prishtinës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing