Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Pastrimi” rifillon punën

Vendi  |  15.03.2023 Ora 8:11   

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka rifilluar punën me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave në Prishtinë.

Në njoftimin e kësaj kompanie të lëshuar në Facebook, thuhet se ekipet kanë dalë në terren për të vazhduar me grumbullimin e mbeturinave.

Po ashtu, bëhet e ditur se kryerja e shërbimit të mbeturinave do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt operativ.

“Falënderojmë secilin qytetar për mirëkuptimin që kanë treguar ndaj punëtorëve të kompanisë sonë”, thuhet më tej në njoftim.

Prej dy ditësh mbeturinat nëpër kontejnerët e rrugëve të Prishtinës nuk janë larguar nga kompania “Pastrimi”, punëtorët e së cilës që nga e hëna kanë hyrë në grevë, me kërkesën për rritje pagash.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se autoritetet komunale janë të angazhuara për të gjetur një zgjidhje dhe ka kërkuar falje nga qytetarët për shqetësimin e krijuar.

“Me shqetësim të madh po e adresoj grevën e fundit të punëtorëve të ndërmarrjes ‘Pastrimi’. Ne e kuptojmë zhgënjimin e punëtorëve dhe njohim të drejtën e tyre për të protestuar, por vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit tonë. Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme. Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti”, ka shkruar Rama në Facebook të martën.

Tash e sa vjet, Komuna e Prishtinës mbledh borxhin për mbeturinat nga qytetarët, ndërkohë ajo e paguan ndërmarrjen “Pastrimi” për mbledhjen e tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing