Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nga 16 marsi mbyllet për automjete rruga afër shkollës “Elena Gjika”

Vendi  |  15.03.2023 Ora 7:51   

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 16 marsi do të nis implementimin e projektit “Rrugët për fëmijë”, me të cilin thuhet se synohet krijimi i rrugëve më të sigurta për fëmijët e kryeqytetit.

Komuna ka njoftuar se pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë për këtë projekt, punimet do të fillojnë të enjten e kësaj jave, duke nisur me hapësirat përreth Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Elena Gjika”.

“Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit ‘Zejnel Saliu’, nga udhëkryqi i rrugës ‘Emin Duraku’, deri te kryqëzimi me rrugën ‘Ernest Koliqi’, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike”, thuhet në njoftimin e komunës.

Nga ky kufizim përjashtohen veturat e emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturat zyrtare dhe ato të parapara me ligj, për të cilat thuhet se do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente.

“Ne besojmë se me këto intervenime mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e banorëve tanë më të rinj, dhe të njëjtin koncept do ta aplikojmë edhe në rrugët tjera përreth të gjitha shkollave të kryeqytetit. Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë!”, thuhet në njoftim.

Image

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing