Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve, Urim Çerkini ka folur për trendin e ikjes së mjekëve, duke thënë se ai është duke vazhduar në mënyrë të heshtur.
“Ai trend vazhdon të jetë i pranishëm në mesin tonë, nëse jo në mënyrë të hapur atëherë në mënyrë të heshtur. Hiq më larg se një javë më parë, derisa isha në Klinikën e Kardiologjisë ku po mbaja stazhin e specializimit, aty njëra nga doktoreshat më të cilën isha në stazh me tregoi se ishte në procedurë të ikjes”, ka theksuar Çerkini, duke thënë se nuk beson që është vetëm ajo.
Ai ka thënë se statistikat e fundit tregojnë që gati çdo ditë nga një mjek ikën nga Kosova. “Sipas statistikave që i ka publikuar Oda e Mjekëve të Kosovës diku 35-36 mjekë kanë ikur nga Kosova për 40 ditët e para të vitit 2023, i bie gati çdo ditë ikën nga një mjek e ne nuk e kemi luksin që të na ikin mjekët”, është shprehur Çerkini.
Sipas tij ikja e mjekëve nuk mund të ndalet vetëm me Ligjin e pagave. Ai ka thënë se duhet edhe punësim i mjekëve të rinj, në mënyrë që ata të qëndrojnë në Kosovë.
Çerkini ka thënë se edhe specializimet duhet të ndahen bazuar në nevojat që ka sistemi shëndetësor.