Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina s’i ndal ndërtimet, rrezikohet që objektet të mbesin pa u shitur

Vendi  |  13.03.2023 Ora 8:06   

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Arbër Sadiki, ka paralajmëruar rrezikun që ngulmimi për ndërtime në Prishtinë të sjellë në një situatë ku ndërtimet të mbesin pa shitur e të shkaktohet zhvleftësim i objekteve.

Sadiki ka thënë se pavarësisht ngritjes së çmimeve në vitin e fundit, shifrat e kërkimit të lejeve ndërtimore janë të ritmit të njëjtë si të viteve të shkuara.

“Ka qenë pritshmëri që intensiteti të bjerë për shkak të ngritjes së çmimeve në të gjitha artikujt, e sidomos në materialet ndërtimore, por statistikat që kemi pas mundësi t’i analizojmë deri tash, pasi tash bëhen një vit që jam në këtë pozicion dhe i kam krahasuar, po thuajse është i njëjti ritmi i aplikimeve. Arsyet s’jam në gjendje t’i them. Faktorët ndoshta s’lidhen me shitjen apo kërkesën sepse kemi përshtypjen, në bazë të analizave, që shpesh ndërtuesit vazhdojnë me inercion për ndërtime të reja, pa bërë kalkulim sa është interesi i vërtetë i qytetarëve, blerësit a fuqisë blerëse”, ka thënë ai.

Sadiki ka deklaruar se po përpiqen t’i ndajnë studimet edhe me ndërtuesit, që të shmanget pika që “të ketë zhvleftësim të pasurisë së ndërtuar”.

Ai ka ndërlidhur këtë rrezik me atë të krizës botërore ekonomike të 2008-s.

“Nëse shkohet pa analiza, gjithmonë ekziston rreziku për të përfunduar në situatën që do të jetë vonë...”, ka thënë ai.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing