Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Është publikuar të premten videoklipi i këngës “Duje” me të cilën Shqipëria do të prezantohet në “Eurovisionin” e këtij viti.
Këngëtarja Albina dhe familja Kelmendi të cilët do të ngjiten në skenën e festivalit që sivjet mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe, kanë sjellë në mënyrë vizuale në videoklip tekstin e këngës “Duje”.
Eurovisioni si çdo vit, edhe sivjet mbahet në muajin maj. Më 9 dhe 11 maj mbahen semi-finalet ndërkaq më 13 maj është finalja.
Ukraina dhe vendet e tjera të Big-5 (Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) janë parakualifikuar për finalen e madhe më 13 maj 2023. Pjesa tjetër e vendeve janë ndarë në një nga dy gjysmëfinalet.
Vitin e kaluar “Eurovisionin” e ka fituar Ukraina mirëpo për shkak të luftës që po vazhdon atje, është vendosur që festivali i sivjetmë të mbahet në Britani të Madhe./koha.net/