Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora shkëlqen me interpretimin e saj në eventin e Spotify

Muzikë  |  10.03.2023 Ora 8:27   

Rita Ora shkëlqeu në skenë teksa performoi live në eventin e Spotify, “Stream On” në Los Angeles të mërkurën mbrëma.

Këngëtarja 32 vjeçe, tregoi një pamje të të brendshmëve të zezë, të veshur me pëlhurë të tejdukshme dhe pantallona lëkure të zeza në festën e mbajtur në Teatrin Roxy, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together”, e cila është e martuar me regjisorIn Taika Waititi, kishte veshur një xhaketë të zezë me gëzof që mbulonte shpatullat e saj mbi një bralet të zezë, e cila i ofronte një vështrim barkut të saj të tendosur.

Ajo zgjodhi një makijazh të plotë, me një sy të errët që plotësonin pamjen e zjarrtë, dhe i la kaçurrelat e saj të gjata të lirshme mbi supet e saj.

Të tjerë të pranishëm në ngjarjen e mbushur me yje përfshinin: Ed Sheeran, Emma Chamberlain, Jennifer Lopez, Gwen Stefani dhe Halsey.

Ish-anëtarja e jurisë së spektaklit ‘X Factor’ po shijonte qartë udhëtimin e saj në Los Angeles teksa shfaqi ndjenjën e saj unike të stilit në një seri fotografish nga udhëtimi i saj të martën.

Duke i shtuar lartësinë trupit të saj me një palë taka të zeza, Rita dukej edhe më tërheqëse në këtë paraqitje.

Në janar, Rita më në fund konfirmoi se ishte martuar me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi, 47 vjeç, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe një ‘ditë të veçantë’.

Këngëtarja po fliste në emisionin e mëngjesit të Heart Radio për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me”, kur e konfirmoi lajmin.

Ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re muzikore po luaj në atë që mund të ishte dasma ime”.

Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing