Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inflacioni vazhdon të rritet

Vendi  |  09.03.2023 Ora 10:38   

Ngritjet e çmimeve të produkteve të konsumit në Kosovë vazhdojnë të jenë tejet të larta. Për këtë qytetarët thonë se me të ardhurat që i marrin, e kanë të vështirë t`i blejnë produktet bazë.

 

"Një kohë ka qenë problemi vesha, tash ushqimi është shumë ma shtrenjtë se vesha këto i blen ma lirë se ushqimi, boll problem është..."m thotë, Avdullah Dhami qytetar.
 

"Shumica e popullit janë pa punë, është një pakicë e vogël është në punë, ka varfëri dhe ky çmim

është i papërballueshëm", thotë Urim Çoçaj, qytetar.
 

Megjithatë, ka prej tyre që tashmë janë pajtuar me ngritjen e çmimeve.
 

"Të larta janë qysh nuk janë të lartë, në krejt botën edhe te na. Suedia çfarë shteti është janë hyp..."
 

Njohësit e ekonomisë thonë se inflacioni ka bërë goditje të madhe në jetën sociale të qytetarëve në Kosovë, ndërkaq kërkojnë që Qeveria të bëjë hapa konkretë në këtë drejtim.
 

"Qeveria duhet të siguroi ndërhyrje sociale sistematike për grupet e rrezikuar në Kosovë e grupet të rrezikuar përbëjnë rreth 80 për qind e popullatës prandaj Kosova në këtë aspekt aktualisht nuk është e përgatitur që të përballet me tregu ndërkombëtar dhe ndikimet që vijnë nga rritja e inflacionit...", tha Muhamet Sadiku, profesor i ekonomisë.
 

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin janar 2023, krahasuar me muajin dhjetor 2022.
 

E që sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin janar 2023, me muajin janar 2022 ishte 12.1%.

Ndërkohë, norma vjetore e inflacionit për muajin shkurt pritet të publikohet nga ASK nesër (10.03.2023).

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing