Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Panairi tradicional i shoqatës së biznesmenëve dhe afaristëve “Esnaf”, që shërben për promovimin e prodhimeve dhe afaristëve vendorë, sivjet është organizuar më 8 Mars – Ditën e Gruas, me qëllim të avancimit të bizneseve që udhëhiqen nga gratë.
Sipas organizatorëve të këtij aktiviteti, të mbajtur në Prizren, në këtë mënyrë synohet edhe fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në biznes.
Një organizim i tillë është mirëpritur nga gratë afariste, që kanë vlerësuar se në këtë mënyrë krijohet hapësirë e shtuar për promovimin e vlerave të bizneseve të tyre.
“Mendoj që ky panair është shumë i rëndësishëm për promovimin e shumë bizneseve të femrave, që ne vetëm i bëjmë në Prizren, dhe mendoj se sigurisht do të ketë dyer të hapura për më tutje që të kemi sa më shumë suksese”, ka thënë Elona Kolgeci, përfaqësuese e biznesit.
Kryetarja e Degës së Grave në shoqatën “Esnaf”, Esen Kajmakçi, ka thënë se qëllimi i panaireve tradicionale është promovimi i bizneseve dhe prodhimeve vendore dhe se këtë vit është vendosur që në qendër të vëmendjes të jenë bizneset që udhëhiqen nga gratë.
vit e bëmë një ndryshim, d.m.th panairin e 11-të tradicional të ‘Esnaf-it’ e kemi organizuar në Ditën e Gruas, vetëm për bizneset e udhëhequra nga gratë, për t’i promovuar punët e tyre apo shërbimet e tyre, për t’i fuqizuar ato dhe për t’i përkrahur për pjesëmarrjen e tyre më tepër në botën e biznesit”, ka thënë Esen Kaymakci, nga shoqata “Esnaf”.
Zyrtarët nga pushteti qendror dhe atij lokal, që kanë marrë pjesë në hapjen e panairit, kanë theksuar se institucionet në agjendën e tyre kanë paraparë përkrahjen e grave sipërmarrëse, derisa ka edhe programe e grante për avancimin e bizneseve të tyre.
“Natyrisht Komuna e Prizrenit gjithmonë do të jetë e gatshme që ti përkrah këto lloj iniciativa, të përkrah gratë jo vetëm në biznes, por edhe në administratë publike, edhe në shkollim, edhe kudo që janë gratë aktive”, ka thënë Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit.
Panairi tradicional i “Esnaf-it” sivjet është realizuar me moton “Zhvillimi ekonomik nuk ka gjini”. Në këtë kuadër është promovuar edhe platforma për mundësitë e punësimit, që synon t’i bashkojë punëkërkuesit dhe punëdhënësit.
Po ashtu, të mërkurën në Prizren është mbajtur edhe një marsh protestues i vajzave e grave aktiviste./koha.net/