Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gratë vazhdojnë të mos përfaqësohen në proceset e vendimmarrjes

Vendi  |  08.03.2023 Ora 10:50   

Gratë vazhdojnë të mos përfaqësohen në proceset e vendimmarrjes, përkundër përmirësimeve të bëra nga institucionet. Përfaqësuese të organizatave që fuqizojnë gruan, theksojnë 78 për qind e grave nuk kërkojnë punë asnjëherë, përderisa, rreth 22 për qind e grave qarkullojnë në tregun e punës.

 

Arritja e pjesëmarrjes së balancuar të grave dhe burrave në shoqëri është një faktor i progresit drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike.
 

Saxhide Mustafa, nga Forumi Ekonomik i Grave, vlerëson për Radio Kosovën se ndonëse ka një arritje të përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Kosovës, dhe përfaqësimin e tyre në borde me rreth 45 për qind, gratë ende mbeten të nën-përfaqësuara në pozita vendimmarrëse.

“ Kemi shumë pak që janë udhëheqëse të agjencive, megjithëse ka një lëvizje të grave ministre që i kemi, por pa e potencuar nivelin politik, sepse niveli politik ndërrohet shkon e vjen, me rëndësi është që të kemi një koncentrim të stafit civil, të grave që janë jashtë politikës, e aty kemi nevojë të inkurajojmë gratë që të mos hezitojnë të aplikojnë apo të udhëheqin dikaster të ndryshëm, por edhe këtu ka sfida të ndryshme me të cilat ballafaqohen”, tha ajo.
 

Sipas Mustafës, nga Forumi Ekonomik i Grave, vetëm rreth 22 për qind e grave qarkullojnë në tregun e punës, përderisa numri i grave në themelim të bizneseve të tyre, është rreth 13 për qind.
 

“ 78 për qind  e grave nuk kërkojnë punë asnjëherë, vetëm rreth 22 për qind e grave qarkullojnë në tregun e punës. D.m.th kanë një punë, mund të kenë një pauzë por janë aktive në kërkim të një pune, ndërsa për sa i përket grave ndërmarrëse, edhe pse viteve të fundit ka pasur një indikacion të rritjes të themelimit të biznesit të grave, ende numri i grave ndërmarrëse është rreth 13 për qind. Sektorët që gratë më së shumti janë të përfaqësuara në tregun e punës janë sektori i tregtisë, arsimit, shëndetësisë, punë shërbyese që janë profesionet sallonet e bukurisë etj, por ka ngecje mjaft të madhe të grave për sa i përket përpunimit të ushqimit, profesioneve shkencore, teknologji, energji e të tjerë. Ekziston edhe më tutje një perceptim nëpër institucione publike dhe privat, se një burrë mund ta bëjë më mirë një punë menaxheriale sesa një grua", tha ajo.
 

Pagat e ulët, mungesa e benefiteve, mungesa e iniciativave për të mbështetur gratë, stereotipat gjinore, mungesa e orarit fleksibil, janë disa nga barrierat me të cilat ballafaqohen gratë.
 

Zyrtarja e Programit për Fuqizim Ekonomik të Grave në Rrjetin e Grave të Kosovës, Adelina Tërshani, vlerëson se ka shumë faktorë që e lënë gruan jashtë tregut të punës, pa mbështetje dhe pavarësi financiare.


“Edhe kur sigurojnë një vend pune, gratë dhe vajzat në Kosovë fatkeqësisht përjetojnë një diskriminim në baza gjinore në vend të punës, siç është paga e pabarabartë për punë të barabartë, shkelja e të drejtës për pushim të lehonisë,  e shumë e shumë probleme të tjera që kanë bazë gjinore, të cilat afektojnë një fuqizim ekonomik të grave. Në Kosovë e kemi parë që rrallë ka tendenca të ofrohet te 30 përqindëshi te pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore. Këto vitet e fundit ka pasur disa grante që janë dhënë për gratë e që kanë prirje për t’i çuar përpara ose për t’i nisur bizneset e tyre duke i fuqizuar ato, por me të vërtetë duhet shumë përkushtim dhe shumë mbështetje të familjeve të tyre, për të mundur t’i mbajnë gjallë ato biznese”, tha ajo.
 

Bazuar në të dhënat e fundit të raportit për “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, për vitet 2020/2021, të publikuar nga  Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se për vitin 2021, gratë kanë në pronësi  17.07 për qind të bizneseve. Pothuajse shumica e grave të punësuara gjatë vitit 2020 ishin profesioniste 33.4  për qind, punëtore shërbyese dhe shitëse në dyqane dhe tregje 21.5  për qind, në profesione elementare 12.1  për qind./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing