Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Balje: Unë nuk dua lule, dua respekt

Vendi  |  08.03.2023 Ora 10:15   

Kryetara e Komisionit për të Drejtat e njeriut Duda Balje, me rastin e 8 Marsit ka thënë se respektin ndaj grave duhet të jetë më i madh.
 

Në një intervistë në emisionin “Sot” të KTV-së, Balje ka theksuar se lulet janë të bukura, por se respekti për gratë është shumë më i rëndësishëm.
 

“Lulet nuk janë vetëm për sot, lule duhet të dhurohen çdo ditë, femrat janë lule, unë sot nuk dua lule, unë dua respektin, unë dua që secila femër të ketë respektin në familje, brenda shtëpisë, nga prindërit, ku është në pikën zero, pastaj në punë, në martesë, në spital e kudo, unë vetëm po dua respekt, lule është bukur, pro respekti është diçka që ka vlerë të madhe për neve”, ka theksuar Balje.
 

Balje e cila është edhe kryetare e Komisionit për të Drejtat e njeriut, ka thënë se shifra prej 2 mijë e 800 raste të dhunës në familje, për vitin që shkoj, është e frikshme. “Është një alarm se ne vërtetë duhet ta ndryshojmë gjendjen, nuk është e mjaftueshme vetëm të flitet për këtë, ne po flasim çdo 8 Mars, sot flasim edhe në Kuvend, shkruajmë në Facebook, por prapë se prapë fjalë nuk janë të mjaftueshme”, ka deklaruar Balje.

 

Ajo në këtë intervistë ka theksuar se nuk e ka ndryshuar as qëndrimin sa i përket Projektkodit Civil të Kosovës, i cili lejon “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me gjini të njëjtë janë të lejuara”, kundër të cilit ka votuar vitin e kaluar.

“Për këtë ka shumë deputetë burra që e kanë mendimin e njëjtë si unë por ata nuk janë në media sa unë, ndoshta pse unë jam kryetare e Komisionit për të drejta të njeriut, ata nuk kanë pritur që unë mund ta kem mendimin tim, unë kam drejtë të mendoj dhe do të veprojë njësoj deri në fund”, është shprehur Balje./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing