Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, Presidenca dhe Qeveria kundër rritjes së tarifave

Vendi  |  08.03.2023 Ora 8:12   

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sërish ka paralajmëruar se nga 1 prilli mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për 14 për qind.

Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.

Lidhur me këtë paralajmërim, Zyra e Presidencës së Kosovës ka rekomanduar që të shmanget rritja e tarifave.

Presidenca thekson se ky vendim mund të ketë ndikim socio-ekonomik dhe barrë për qytetarët, veçanërisht grupet e cenueshme.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin për ndikimin eventual socio-ekonomik të një vendimi të tillë dhe për barrën që një vendim i tillë do t’i shkaktonte qytetarëve e në veçanti grupeve më të cenueshme të shoqërisë, si pensionistët, nënat vetushqyese, mbajtësit e skemave sociale dhe njerëzit dhe familjet e margjinalizuara”, thuhet në dokument.

Kujtojmë se ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing