Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina zgjedh motrën e kryetarit Rama si mësimdhënësen më të mirë

Vendi  |  08.03.2023 Ora 8:07   

Komuna e Prishtinës ka zgjedhur si mësuesen më të mirë, motrën e kryetarit Përparim Rama, Luljeta Muçaj.

Ajo është mësimdhënëse në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet dhe për zgjedhjen e saj është shkruar në Facebokun e kësaj shkolle.

“Sot, në këtë ditë historike për shkollën tonë, është nder e përgjegjësi, që mësimdhënësja e këtij institucioni Luljeta Muçaj, u përzgjodh mësimdhënësja e dalluar e vitit, në nivel komunal, nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prishtinë”, thuhet në postim.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se zgjedhja e motrës së tij, Luljeta Muçajt, si mësuesja më e mirë, nuk ka të bëjë me të.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka thënë se ajo është zgjedhur nga një komision i pavarur.

“Zgjedhjen e ka bërë fillimisht shkolla si në të gjitha shkollat dhe pastaj është një komision në DKA të cilët e kanë vlerësuar si më të mirën e jo pse është motra e kryetarit. Komisioni është i pavarur”, është shprehur Musmurati.

Musmurati ka thënë se dosjet janë të hapura për verifikim nga publiku për të parë se zgjedhja është bërë me meritë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing