Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktivisti Rron Gjinovci deklaroi në SOT të KTV-së të martën se nëse mësimdhënësi i ndëshkon nxënësit dhe bart shkopin me vete në klasë, sipas Gjinovcit, ai është i dështuar dhe nuk duhet ta bëjë këtë punë.
Sipas tij, mësimdhënësit duhet t’ua rrisin mendimin kritik dhe kreativitetin nxënësve, në mënyrë që ata të performojnë më shumë në mësime.
“Në momentin kur një mësimdhënës ka shkopin me vete, ai ka dështuar dhe duhet ta lë atë punë. Kur nxënësit s’e arrijnë vëmendjen, është dështim i mësimdhënësit. Nëse nuk je i aftë t’ua bësh lëndën interesant, ti si mësimdhënës ke dështuar. Se kuptoj si ka njerëz që nuk mund t’i menaxhojnë nxënësit. Kjo tregon se ata nuk janë për këtë punë”, deklaroi ai.
Sipas Gjinovcit, në shkollat kosovare procesi mësimor nuk zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, e kjo sipas tij, bën që nxënësit të mos humbin shumë nëse mungojnë në orët mësimore.
Ndërsa, Agon Ahmeti nga organizata “ETEA” tha se mësimi mekanik në shkollat kosovare është problematike dhe duhet të ndërrohet ky sistem.
“Një prej çështjeve që është diskutuar është fakti që të gjithë mësimdhënësit e bëjnë orën interesant, fokusohen te aktiviteti i fëmijëve për të zhvilluar mësimin kreativ. Por, kur pyet se cilët nxënës vlerësohen më shumë, doli se të paktën sipas mësimdhënësve, notohen më mirë nxënësit që kanë prirje për të mësuar përmendsh”, tha ai.
Sipas Ahmetit, mësimdhënësit kanë treguar se kur nisin përpilimin e një testi, i japin rëndësi edhe pyetjeve që do t’ua lehtësojnë vlerësimin e njohurive të nxënësve.
“Kur vijmë te krahasimi i mësimdhënësve, nëse dikush tenton të sjellë ide të reja te nxënësit, e disa tentojnë vetëm sa ta kryejnë orën, nga kjo na dëshmohet ku jemi me rezultate”, shtoi ai./koha.net/