Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mësimdhënësit flasin për të mirat dhe vështirësitë që sjell ky profesion në Kosovë

Vendi  |  07.03.2023 Ora 10:15   

Mësimdhënësit që gjatë vitit janë shpallur të dalluar në shkollat në të cilat ligjërojnë, kanë treguar për përvojat e tyre në profesionin që ata ushtrojnë.
 

Ramiz Matoshi mësimdhënës në shkollën “Afrim Gashi” ka thënë se punon në këtë profesion që nga viti 1982.
 

Ai ka thënë se edhe pse është shpallur mësimdhënës i dalluar, nuk e sheh veten më lartë se të tjerët.

 

Matoshi në emisionin "SOT" ka thënë se është shpallur i dalluar me vota unanime.

 

“E ndjen vetën mirë njeriu në ato momente, por nuk e ndjej vetën më i dalluar se të tjerët. Të gjithë jemi të dalluar. Edhe më herët janë përdorur metodologji pothuajse të njëjta, porse nuk kanë qenë të emërtuara si tash. Nxënësit tani janë më të lirë, pyesin lirisht, kanë diapazon të njohurive shumë më të gjerë, ndoshta këtë ua ka mundësuar teknologjia. Por lexojnë më pak në librat shkollorë. Sot kushtet janë shumë më të lehta dhe mundësitë janë të shkëlqyeshme, por duhet shfrytëzuar më shumë leximi”, ka thënë ai.

Fejzullahu ka thënë se është shumë i afërt me nxënësit.
 

Sipas tij, ish-nxënësit më shumë i mbajnë mend të metat e mësimdhënësve sesa të mirat.
 

Ai ka thënë se nuk i pëlqejnë nënvlerësimet që u bëhen mësimdhënësve.
 

“Ndoshta më herët mësimdhënësit kanë mbjellë pak frikë. Nuk e di pse e përmendin vetëm testin PISA. Ne jemi shteti i ri dhe në Evropë më i varfër dhe duhet të jemi më realist”, ka thënë ai.
 

Naxhije Fejzullahu mësimdhënëse në shkollën “Emin Duraku”, ka thënë se të gjithë mësimdhënësit japin kontributin e çmuar në shkolla.
 

Ajo ka thënë se të qenit mësimdhënëse është shumë sfiduese, duke shtuar se pjesa më e lodhshme është përfshirja emocionale me nxënësit.
 

Fejzullahu ka shtuar se mundohet që të përdorë metoda të ndryshme për mësimdhënie pasi sipas saj ka lloje të ndryshme të nxënësve.
 

“Duke marrë parasysh se secili nxënës është unik, ne mundohemi të përdorim metoda që janë të kapshme për të gjithë”, ka thënë ajo./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing