Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje bizneseve të gastronomisë që të pajisën me matësin e zhurmës në objektet e tyre afariste.
Sipas njoftimit, afati për këtë aplikim është 13 marsi.
“Me datë 13 mars 2023 përfundon afati për aplikim për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës për subjektet afariste. Me rregulloren e re në fuqi për matjen e zhurmës, subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në kryeqytet obligohen të furnizohen me pajisje që masin nivelin e zhurmës së emituar jashtë, rrjedhimisht të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu theksohet se aplikimi mund të bëhet online ose duke ardhur fizikisht në sportelin numër 1 të ndërtesës së vjetër të komunës.