Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna e Prishtinës premton sasi të mjaftueshme të ushqimit nëpër çerdhe

Vendi  |  06.03.2023 Ora 10:32   

Besianë Musmurati, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se shumë shpejt do të ketë meny të re të ushqimit për fëmijët nëpër çerdhet publike të kryeqytetit dhe ushqimi do të jetë me sasi të mjaftueshme.
 

Kohëve të fundit ka pasur shumë ankesa nga prindërit se në çerdhet publike është ulur sasia e ushqimit. Madje, sipas tyre, një banane po ndahet mes tre fëmijëve.
 

Por Musmurati në emisionin “038” të KTV-së  ka thënë se nuk e ka pranuar zyrtarisht një ankesë të tillë. Megjithatë, ka premtuar se janë duke u mundur ta përmirësojnë menynë dhe të ketë ushqim me sasi të mjaftueshme.
 

Tutje, drejtoresha e Arsimit ka thënë se me Ndërmarrjen Publike Banesore do ta nënshkruajnë një kontratë për projektin “mjeshtrin e shkollës”. Sipas saj, NPB-ja do ta krijojë një ekip mobil me profesione të ndryshme dhe cila shkollë në Prishtinë do të ketë ndonjë defekt, do t’i thërrasë ata.

 

Musmurati ka bërë të ditur se po planifikohet ndërtimi i shkollave në “Sofali”, “Mati 1” e “Lagjen Qëndresa”, ndërsa thotë se kanë bërë kërkesë te Ministria e Arsimit për ndërtimin e një shkolle në “Veternik”. Projekt pranë përfundimit për një shkollë të re, sipas saj, është edhe në “Kalabri”./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing