Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit iu kushtua Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo u shënua edhe në shkollën “Elena Gjika” në kryeqytet.
Urim Salihu, ish-pjesëtar i UÇK-së, tha se është kënaqësi t’iu mësohet nxënësve për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Është kënaqësi, kjo rini mrekullueshme, t'i ndajmë vlerat për UÇK-në. Kjo festohet në tërë Kosovën dhe në zemrat e ushtarëve mbetet e paharruar sakrifica e familjes Jashari... Është punuar dhe është bërë shumë, por mundet edhe më shumë, sidomos për heronjtë”, deklaroi ai.
Sipas Salihut, ligjërata para nxënësve mund t’iu shërbejë si motivim gjeneratave të reja.
Për nder të Epopesë së UÇK-së, Komuna e Prishtina ka njoftuar se në të gjitha shkollat do të ligjërohet kjo temë./koha.net/