Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 10 mars 2023 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve thotë se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
"Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës", thuhet në njoftim.