Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Muzikë  |  03.03.2023 Ora 8:09   

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i heqë vizat për rininë e Kosovës. Nëpërmjet thirrjes “Pa viza për Kosovën”, Lipa tha se të rinjtë duhet të lëvizin pa kufizime dhe të eksplorojnë bukuritë e Evropës.

“Lejoni rininë tonë të lëvizë pa kufizime dhe të eksplorojë bukuritë e Evropës. Na jepni lirinë tonë për të lëvizur. Derisa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t'u çliruar”, thuhet në mesazhin e saj.

Të njëjtën thirrje për BE-në e ka bërë më parë edhe babai i saj, Dukagjin Lipa.

Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti. Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse sistemi ETIAS, nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing