Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Telekomi: Edhe në rastin me Z-Mobile pati shkelje nga përmbaruesi Mulhaxha

Vendi  |  02.03.2023 Ora 10:17   

Telekomi i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për ta pushuar nga puna përmbaruesin privat Ilir Mulhaxha.

Në komunikatën e Telekomit thuhet se shpresojnë që ky është vetëm fillimi i vendosjes së drejtësisë në vend dhe siç thuhet që kjo të vazhdojë edhe për rastet tjera abuzive.

“Gjithashtu shpresojmë se nga organet e drejtësisë do të ndërmerren hapat e domosdoshëm të hetimit dhe dënimit të kryerësve të këtyre veprimeve kundërligjore”, thuhet në komunikatë.

 

Sipas tyre Mulhaxha, i cili është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvednsoje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka qenë i përfshirë edhe në ratin e Telekomit me Z-Mobile.

 

“Edhe në rastin përmbarimor, kundër Telekomit të Kosovës, në emër të interesave të “Dardafon.net”/ Z-Mobile janë konstatuar abuzime dhe shkelje të kësaj natyre, të kryera nga ana e z. Mulhaxha, që karakterizohen me tejkalim të autorizimeve, shkelje të dispozitave ligjore dhe me ngarkim të TK me shuma të paqena dhe të paarsyetuara të borxheve që janë përtej detyrimit të caktuar nga vendimi i arbitrazhit / dokumentit përmbarimor. Në rastin tonë, gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimore, ku TK Sh.A ka qenë palë debitore, z. Mulhaxha krejtësisht në mënyrë të njëanshme, të papërgjegjshme dhe kundërligjore përfaqësonte dhe anonte kah interesat e kompanisë Dardafon.net dhe pronarëve të saj”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre dëmi që Mulhaxha i ka shkaktuar Telekomit është rreth 14 milionë euro.
 

“Vetëm në rastin e Telekomit, dëmi që është shkaktuar nga ushtrimi i papërgjegjshëm dhe i kundërligjshëm i detyrës së përmbaruesit nga ana e z. Mulhaxha, vlerësohet se kap shumën prej rreth 14 Milionë Euro, duke përmbaruar për interesa të veta apo të tjetërkujt, përtej detyrimeve nga dokumenti përmbarimor. Fatkeqësisht, të gjitha ankesat dhe kërkesat e parashtruara nga Telekomi në procedurën përmbarimore të zhvilluar pranë zyrës se përmbaruesit privat, nuk dhanë rezultate. Si rrjedhojë, z. Mulhaxha dhe interesat që ai përfaqësonte, fatkeqësisht gëzuan mbështetjen nga segmente të sistemit të drejtësisë dhe mbetën të pandëshkuara gati të gjitha abuzimet e kryera ne rastin e Telekomit”, thuhet në komunikatë.
 

Tutje thuhet se dënimi dhe rikthimi i parave të përmbaruara padrejtësisht dhe kundërligjshëm nga përmbaruesi privat, është hapi tjetër i pritur nga të dëmtuarit dhe publiku.
 

“Në këtë drejtim, Telekomi i Kosovës Sh.A është duke shfrytëzuar dhe në vazhdimësi do të shfrytëzojë të gjitha rrugët dhe mjetet e mundshme juridike në dispozicion, që paratë e debituara / tërhequra padrejtësisht t’i kthehen Telekomit të Kosovës dhe përgjegjësit për këto abuzime dhe shkelje ligjore me kosto të larta financiare, të vihen para drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
 

Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar vendimin për të pushuar nga detyra përmbaruesin privat Ilir Mulhaxha./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing