Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

The Weeknd bënë histori në Spotify

Muzikë  |  02.03.2023 Ora 8:39   

Ylli kanadez i muzikës pop, The Weeknd, e arriti një sukses të ri në platformën muzikore Spotify, këtë javë.

“Është zyrtare, më 27 shkurt, The Weeknd u bë artisti i parë në historinë e Spotify që arriti 100 milionë dëgjues brenda muajit”, njoftuan drejtuesit e platformës përmes llogarive zyrtare në mediat sociale, Twitter dhe Instagram.

Kjo konsiderohet një arritje e rëndësishme e këngëtarit, derisa artistët e tjerë që pozicionohen pas tij janë yje të njohur të muzikës si, Drake, Taylor Swift dhe Miley Cyrus. Drake, aktualisht i numëron 68 milionë dëgjues brenda muajit, Swift i numëron gjithsej 80 milionë dëgjues, kurse pavarësisht suksesit rekordthyes në toplistën “Billboard Hot 100” me hitin, Flowers”, Miley Cyrus ka arritur t’i grumbullojë 82.5 milionë dëgjues në Spotify.

Suksesi i fundit i The Weeknd, emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye, vjen pak ditë pasi ai e publikoi një version remix të këngës, “Die for You”, në bashkëpunim me yllin e muzikës pop, Ariana Grande. Kjo është hera e katërt që kjo dyshe bashkëpunon. Në vitin 2021 ata e sollën versionin remix të këngës, “Save Your Tears”, nga albumi i vitit 2020 të këngëtarit kanadez, “After Hours”. Para këtij bashkëpunimi ai punoi me këngëtaren 29-vjeçare në singlin e vitit 2014, “Love Me Harder” dhe në vitin 2020 e sollën në duet këngën “Off The Table” nga albumi i Arianas, “Positions”.

Ndërkohë, drama e ardhshme e The Weeknd e realizuar nga HBO, “The Idol”, të cilën ai e krijoi me regjisorin e serialit hit “Euphoria”, Sam Levinson, do të shfaqet premierë kah fundi i këtij viti.

Siç është paralajmëruar, “The Idol”, do të përfshijë skena të shumta seksuale. Ylli kanadez i muzikës do ta portretizojë një këshilltarë i vetëshpallur shpirtëror, pronari i një klubi të natës dhe udhëheqës i një kulti të ditëve moderne, i cili e fillon një lidhje romantike me pop artisten më të kërkuar të momentit, e cila në serial portretizohet nga Lily-Rose Depp.

Pjesë e kastës së aktorëve në këtë projekt janë edhe anëtarja e grupit “BLACKPINK”, Jennie Ruby Jane, e cila e shënon debutimin si aktore, këngëtari Troye Sivan, ish-ylli i filmave të kanalit “Disney”, Debby Ryan dhe modelja dhe aktorja Hari Nef. Kurse me role të vogla do të paraqiten aktorët, Tunde Adebimpe, Tyson Ritter, Moses Sumney, Mike Dean, Suzanna Son, Jane Adams, Dan Levy, Eli Roth, Ramsey, Hank Azaria dhe të tjerë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing