Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në janar mbi 38 mijë persona i vizituan hotelet në Kosovë

Vendi  |  02.03.2023 Ora 8:05   

Mbi 38 mijë persona i kanë vizituar hotelet në Kosovë gjatë muajit janar.

Kështu bëjnë të ditur të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së, 209 hotele ishin pjesë e anketës që ushtrojnë veprimtari në territorin e vendit tonë.

“Në Janar 2023 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është  38,465  prej tyre 40.87%  janë vendor dhe 59.13%  janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 67,138  prej tyre 44.79%  nga vendorët dhe 55.21%  nga të huajt”, njofton ASK.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka regjioni i Prishtinës me 13 mijë e 870 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të qëndrimit për netë e ka regjioni i Pejës me 23 mijë e 520 vizitorë.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing