Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, u zotua të rindërtojë rajonin jugor të vendit pas tërmeteve të fuqishme që ndodhën në fillim të këtij muaji.
“Me përfundimin e aktiviteteve të heqjes së rrënojave, ne po fillojmë rindërtimin dhe ringjalljen e rajonit tonë”, tha Erdogan në një konferencë shtypi në provincën Kahramanmaraş, ku ishte epiqendra e tërmeteve, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
“Për pak muaj po fillojmë ndërtimin e 309 mijë njësive banimi, duke përfshirë edhe shtëpitë e fshatit, në gjithë zonën e tërmetit”, shtoi ai.
Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca – Adana, Adiyaman, Diyarbakır, Elazıig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
Më shumë se 13 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë në Sirinë veriperëndimore.
“Ndërsa po ringjallim provincat, rrethet dhe fshatrat në rajonin e goditur nga tërmeti, ne do të transformojmë me shpejtësi pjesë të tjera të vendit tonë që përballen me të njëjtin kërcënim”, tha ai.
Presidenti paralajmëroi gjithashtu publikun se pasgoditjet janë ende duke vazhduar dhe u bëri thirrje atyre që të shmangin ndërtesat e dëmtuara.