Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ministria e Bujqësisë: Deri më 29 mars fermerët mund të aplikojnë për subvencione për vitin 2023

Vendi  |  01.03.2023 Ora 8:02   

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) njofton se ka hapur periudhën e aplikimit për subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Aplikim për Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 fillon nga sot dhe përfundon më 29 mars 2023.

MBPZHR thotë se aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

“Në rastet kur aplikoni për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion”, thuhet në njoftim.

Në fund, Ministria e Bujqësisë thotë se të gjithë të interesuarit për kriteret, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe informatat e hollësishme mund të gjenden në web faqen e MBPZHR-së dhe të AZHB-së.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing