Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova mundësi për investimet nga Izraeli

Vendi  |  28.02.2023 Ora 10:10   

U mbajt uebinari i parë që bashkoi përfaqësues të biznesit nga Shteti i Izraelit dhe Republika e Kosovës.

 

Kjo ngjarje u mbajt nën udhëheqjen e Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e Republikës së Kosovës, ku u prezantuan potenciali ekonomik i Kosovës, rrëfime suksesi dhe mundësitë për investime në Kosovë nga kompanitë izraelite, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Izrael.
 

Sipas njoftimit nga Izraeli, në uebinar morën pjesë Shkëlqesia e Saj Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përfaqësues nga Federata e Dhomave të Tregtisë të Izraelit (FICC), Shoqata e Prodhuesve të Izraelit (MAI), Instituti i Eksportit të Izraelit (IEI) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit.
 

Ndërsa nga Kosova, po ashtu njoftohet se morën pjesë përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), Ines Demiri, e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, përfaqësues nga Oda Ekonomike Kosovë-Izrael, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, kompani të teknologjisë informative, kompani ndërtimi e prodhimi, etj.
 

“Së bashku mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim intensive ekonomik ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing