Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjuha e një qeni nga Arizona është cilësuar si më e gjata në botë nga Guinness World Records (VIDEO)

Të Tjera  |  28.02.2023 Ora 8:17   

Një qen i Arizonës, gjuha e të cilit është 3.74 inç më e gjatë se feçka e tij, u vlerësua me Rekordin Botëror Guinness për gjuhën më të gjatë të një qeni të gjallë.

Qenit 3-vjeçar, të racës “English Setter” i quajtur Bisbee, iu dha ky titull pasi pronarët e tij, banorë të Tucson, Jay dhe Ericka Johnson, vendosën të matin gjuhën e qenit tek një veteriner.

Çifti adoptoi qenin Bisbee si një qenush në një ankand bamirësie dhe shpejt vunë re gjuhën e tij jashtëzakonisht të gjatë. “Gjuha e tij vërtet joproporcionale”, tha Ericka Johnson për UPI, transmeton Telegrafi.

Jay Johnson tha se fillimisht nuk e shihte gjuhën e Bisbee-t si të pazakontë. “Mendova se ishte relativisht normale, por ajo dëshironte që të më vërtetonte se gaboja dhe matën gjuhën e tij dhe ja, ai ka një gjuhë të gjatë dhe të gjatë”, bëri të ditur ai.

UPI shkruan se rekordi kërkon që gjuha e qenit të matet nga maja e feçkës dhe gjuha e Bisbee-t kishte një gjatësi rekorde prej 3.74 inç.

Gjuha më e gjatë e një qeni i përkiste një qeni të racës “Boxer” të Miçiganit të quajtur Brandy. Gjuha e Brandy ishte 17 inç, përpara se qeni të vdiste në vitin 2002. 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing