Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kompania Heinz në kërkim të burrit që mbijetoi 24 ditë në anije duke ngrënë keçapin e tyre

Të Tjera  |  28.02.2023 Ora 8:16   

Kompania Heinz është në kërkim të burrit që mbijetoi 24 ditë në anije duke ngrënë vetëm keçap, me qëllim që të mund t’i blejnë një anije të re.

Marinar Elvis Francois, i cili u gjet në janar pas 24 ditësh në det, dhe që mbijetoi falë keçapit Heinz, mund të bëhet me një anije të re të teknologjisë moderne, transmeton Telegrafi.

Më 14 shkurt, kompania publikoi një ftesë në rrjetet sociale, duke shpresuar të gjurmonte marinarin e pakapshëm nga Republika Dominikane.

Sipas profileve të Heinz në mediat sociale, ata tashmë kanë kontaktuar me qeverinë e Republikës Dominikane, kombin ishull nga është Francois, si dhe marinën kolumbiane, e cila e shpëtoi atë në veriperëndim të Puerto Bolívar, Kolumbi.

“Ne po kërkojmë të gjitha të dhënat e besueshme për të kontaktuar Elvisin, në mënyrë që të mund të ndihmojmë në mbulimin e anijes së re të pajisur me teknologji të plotë të lundrimit, për të shmangur një fatkeqësi tjetër në të ardhmen”, njoftoi kompania.

Francois po riparonte varkën e tij pranë pjesës holandeze të ishullit Saint Martin në dhjetor. Ai u tha autoriteteve kolumbiane se i mungonin aftësitë lundruese për t’u kthyer në breg.

Mbijetoi me një shishe keçap dhe pluhur hudhre që i përziente me ujë. Ai u shpëtua pasi një aeroplan vuri anijen e tij me fjalën “ndihmë” të gdhendur.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing