Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një person është gjobitur pasi ka larguar pengesat e vendosura ditë më parë nga Komuna e Prishtinës në rrugën “Muharrem Fejza”.
Komuna e Prishtinës nëpërmjet një njoftimi në Facebook, thekson se derisa po angazhohen për lirimin e hapësirave të parapara për qarkullimin e këmbësorëve dhe biçikletave, individ të pandërgjegjshëm me veprimet e tyre të kundërligjshme po e pengojnë këtë proces.
“Kështu, në rrugën Muharrem Fejza një person ka larguar pengesat e vendosura ditë më parë nga Komuna e Prishtinës. Por, Drejtoria e Inspekcionit ka gjetur pengesat e larguara dhe të fshehura nga ky person, ka identifikuar dhe gjobitur personin në fjalë, si dhe ka rikthyer pengesat të cilat po mundësojnë qarkullimin e lirë dhe të papenguar të qytetarëve tonë”, thuhet në njoftim.