Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shkolla “Pavarësia”, me numër të madh të nxënësve por me hapësirë të vogël

Vendi  |  27.02.2023 Ora 11:23   

Me problemin e mbingarkesës së nxënësve dhe me mungesën e hapësirës, po përballet tash e shtatë vjet shkolla “Pavarësia”, në lagjen “Mati 1”.

Në të njëjtën shkollë, numri i nxënësve nëpër klasa sillet rreth 40 deri në 45 nxënës.

“Është shumë e vështirë sepse orët nuk po mundemi t’i mbajmë të plota. Njësitë mësimore nuk po mund t’i përfundojmë për shkak të minutazhës së vogël. Unë i kam edhe dy motra të tjera, e vogla është parashkollor dhe po ka probleme sepse ka mësim në ndërrimin e fundit dhe shumë vonë. Ne jemi 38 nënës, kurse kur ishim me mësuesen ishim 42 nxënës. Unë vij prej lagjes ‘Matiçan’ këtu , por ka nxënës edhe prej lagjeve të tjera, gjë që e shkakton këtë tollovi”, ka thënë Adnita Gashi, nxënëse.

 

Viola Bytyqi thotë se numri i madh i nxënësve po iu pengon në mësim.

 

“Ne po kemi vështirësi për shkak të problemit me hapësirën, sidomos në zhvillimin e lëndëve natyrore sepse edhe orët janë të shkurtuara. Tani po na duhet t’i përsërisim njësitë mësimore për shkak se nuk po mundemi t’i përfundojmë. Çdo vit po rritet numri i paraleleve dhe nxënësve, shkollën e kanë ngulfatur ndërtimet e mëdha, e po ashtu edhe transferimi nga fshati këtu po e bënë të veten”, është shprehur Bytyqi.

Në vitin 2009 kur ishte hapur shkolla nuk ekzistonte ky problem me mbingarkesë të nxënësve dhe me mungesë të hapësirave.

“Në fillim kur kemi ardhur kemi startuar me numër më të vogël, me 900 nxënës gjithsej dhe ka qenë e mjaftueshme. Mirëpo tani kjo ka përafërsisht, 1200 nxënës, është lagje e re dhe është lagje në ndërtim, po shtohet numri i banorëve dhe për këtë shkak ne po mbingarkohemi edhe me numër të nxënësve. Është shumë e vështirë të zhvillohet mësimi në këto kushte”, është shprehur Fahrie Maxharraj, mësuese.

Drejtori i kësaj shkolle, Shefki Rusinovci, pohon nevojën e shkollës për hapësirë më të madhe.

Në mënyrë që edhe orët e mësimit të mbahen jo të shkurtuara, siç po mbahen tani.

“Kemi qenë të detyruar që procesin mësimor ta zhvillojmë me tri ndërresa, e gjithë kjo vetëm për shkak të mungesës së hapësirës së shkollë. Po ashtu jemi të vetëdijshëm që niveli i cilësisë së mësimdhënies dëmtohet goxha shumë. Mirëpo s’kemi zgjidhje tjetër. Kjo për shkak se numri i nxënësve vazhdimisht po rritet, e puna me një orar është e pamundur që të zhvillohet mësimi. Mësimi fillon në 07:30 dhe katër orët e para mbahen me nga 40 minuta dy të fundit nga 35 kështu vazhdojnë ndërrimet e mësimit deri në ora 19.00 të mbrëmjes, nëse nuk do ta kishim bërë këtë orët do të zgjasnin deri në orën 21.00, gjë që nuk mund të ndodhë”, thotë ai.

Lufta në Ukrainë dhe një sërë arsyesh të tjera kanë bërë që projekti për shtimin e aneksit të kësaj shkolle të ndërkrehet.

“Ne kërkesat i adresojmë në Komunën e Prishtinës, ato janë adresuar me kohë ka 7 vjet që ne e kemi ripërsëritur gjithmonë kërkesën për ndërtimin e një aneksi, projekti është i gatshëm dhe ai projekt e zbut shumë projektin. Ka më shumë se një vit prej kur është zgjedhur projekti dhe kompania për ndërtim, por kur kemi hyrë në këtë krizën globale si lufta në Ukrainë, normalisht që është anuluar për shkak që nuk mund të vazhdonin me ato çmime që ishte kontraktuar tenderi. Tash ne e dimë që është në ritenderim, por ende nuk është marrë ndonjë vendim”, ka deklaruar Rusinovci.

Se zgjatja e objektit të shkollës do t’ua lehtësonte punën, e thotë edhe Rusinovci, kjo sepse mësimin do ta zhvillonin vetëm në dy ndërrime.

“Projekti që është punuar dhe është një projekt goxha i mirë, ai do të lidhet me objektin ekzistues dhe shkon deri në fund të pjesës së jashtme të terrenit sportive dhe është menduar mirë që të mos preket as gjelbërimi. Por te terreni sportiv kemi mjaft hapësirë. Neve do të na e lehtësonte punën shumë sepse mësimin do ta zhvillonim vetëm në dy ndërresa”, ka shtuar ai.

Në lidhje me këtë çështje, KOHA ka provuar të marrë përgjigje nga drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati. Mirëpo e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka nisur punën në ndërtim të tri shkollave të reja, njëra ndër to në lagjen “Mati”. /koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing