Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Është e ndaluar për qarkullim të veturave, mirëpo kjo makinë nuk po e respekton vendimin e Komunës së Prishtinës dhe po kalon nëpër rrugën “Xhorxh Bush”.
Si pasojë e kësaj, afër 40 mijë euro i janë shtuar thesarit të komunës vetëm nga kjo rrugë nga gjobat e shqiptuara.
Sipas Policisë, që nga mbyllja e rrugës janë shqiptuar 985 tiketa.
“Nga data kur ka filluar ndalimi i qarkullimit të automjeteve (përveç autobusëve urbanë dhe automjeteve taxi), në rrugën ‘Xhorxh Bush’, njësia e komunikacionit rrugor për qytetin e Prishtinës ka lëshuar 985 tiketa për ngasësit, të cilët nuk e kanë respektuar shenjën e vendosur nga Komuna e Prishtinës. Shenja ka përcaktuar qarkullimin e automjeteve të caktuara. Gjoba për kundërvajtje është 40 euro”, thuhet në përgjigjen e Policisë