Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mundësinë e vërshimeve gjatë datën 27 shkurt 2023 në disa pjesë të Kosovës.
“Reshet të intensitetit të ulët të cilat kanë filluar gjatë ditës së sotme(26.02.2023), në pjesën perëndimore dhe jugore, gradualisht do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ku si pasojë gjatë datës 27.02.2023, nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta”, ka njoftuar IHMK.
Sipas këtij njoftimi situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës.
Më tutje njoftohet edhe për mundësinë e rrëshqitje të dheut dhe shembjes së tokës.
“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës”.
Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë edhe gjasat e përmbytjeve në dy zona të Kosovës.
“Pjesa Perëndimore: probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare është rrethe 30 % ndërsa 20-vjeçare: 3 %”.
“Pjesa veriore: Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare: 41 % ndërsa 20-vjeçare: 27 %”, ka njoftuar IHMK.
Ndryshe, më 19 janar të këtij viti shumë familje pësuan nga vërshimet që ndodhen në Skenderaj, Mitrovicë, Klinë e Istog.
Skenderaj ishte komuna që u dëmtua më shumë, pasi vërshimet shkatërruan shumë shtëpi e ekonomi familjare.
Dëmet llogariten të jenë milionëshe, edhe pse shuma e saktë ende zyrtarisht nuk është përcaktuar.