Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mot jostabil gjatë kësaj jave, priten reshje shiu dhe bore

Vendi  |  27.02.2023 Ora 8:14   

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.

Sipas parashikimeve, sot (e hënë) do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Ndërsa, në viset malore pritet të ketë shi me borë.

Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

“Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës, zbresin në vlera njëshifrore”, ka bërë të ditur IHMK.

Sipas parashikimeve, ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe herë-herë me riga shiu, derisa, në viset e larta shi me borë. Temperaturat do të mbesin afërsisht të ngjashme.

Ditën e enjte pritet të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu, e vende–vende rigat e shiut parashihen të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Ndërsa, ditën e premte priten të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërkaq, në viset malore pritet të ketë shi dhe borë.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.”, ka bërë të ditur IHMK.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing